E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

1-3 mijë euro ryshfet për një leje ndërtimi/ Dënohen me 5 vjet burg inspektorët e Kamzës

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg gjithsej 6 inspektorët e ikmt të kamzës, pasi u arrestuan për korrupsion.

 

Reklamë

Sipas akuzës, të pandehurit kanë marrë ryshfet për të lejuar ndërtime të paligjshme.

 

Reklamë

Dritan Nikolli u dënua me 1 vit burg, Ermal Baci me dy vite, ndërsa vartësit e tyre nga 4 deri në 8 muaj burg.

 

Ata merrnin para nga qytetarët nga 1 deri në 3 mijë euro dhe nuk raportonin ndërtimet pa leje.

 

Operacioni u krye në janar të këtij viti nga policia e Tiranës dhe Prokuroria, pasi kishin vëzhguar prej kohësh zyrtarët e përfshirë në korrupsion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë