Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

SPAK jep pretencën për “Revanshin”, Prokuroria e Posaçme kërkon...

Trump: Jemi afër marrëveshjes, nëse nuk marrim atë që...

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e volejbollit shqiptar...

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në...

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga rruga dhe...

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions...

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë,...

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

Zyrtarët amerikanë e kinezë takim të hënën në Romë, diskutime mbi luftën në Ukrainë

14 Mars 10:00

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan do të takohet sot në Romë me kryediplomatin kinez Yang Jiechi për të diskutuar rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimit të tij në sigurinë rajonale dhe globale, tha një burim në dijeni të takimit.

 

Zyrtari, i cili nuk u identifikua tha se në fakt takimi kishte qenë i planifikuar prej kohësh, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Uashingtoni dhe Pekini për të mbajtur kanale të hapura komunikimi dhe për të menaxhuar çështjet tregtare, por ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ishte një temë e rëndësishme.

 

“Ky takim po zhvillohet në kontekstin e një lufte të pajustifikuar e brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndërsa Kina është rreshtuar me Rusinë për të avancuar vizionin e saj për rendin botëror. Ndaj pres që ata të diskutojnë mbi ndikimin e luftës së Rusisë ndaj sigurisë rajonale dhe globale”, tha i njëjti burim.

 

Nga takimi nuk pritet ndonjë rezultat specifik, shtoi zytari amerikan.

 

“Është e rëndësishme që zyrtarët kineze të dëgjojnë drejtpërdrejt nga këshilltari i sigurisë kombëtare se si e shohim ne (SHBA) situatën”, tha zyrtari amerikan.

 

Sulmi rus, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, ka bllokuar me mijëra civilë në qytetet e rrethuara dhe ka detyruar 2.7 milionë ukrainas të largohen nga vendi. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione të gjera e të pashembullta kundër Rusisë dhe kanë ndaluar importet e saj të naftës. Po kështu Uashingtoni ka ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

 

Uashingtoni i ka bërë thirrje Kinës, vendeve të Gjirit apo edhe atyre që nuk e kanë dënuar sulmin rus të bëhen pjesë e masave për izolimin e Rusisë nga ekonomia globale.

 

Pekini, një partner kryesor tregtar i Rusisë, ka refuzuar t’i quajë veprimet e Rusisë si sulm, megjithatë Presidenti kinez Xi Jinping javën e kaluar bëri thirrje për përmbajtje maksimale në Ukrainë, pas një takimi virtual me Kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidentin francez Emmanuel Macron.

 

Zoti Xi shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e sanksioneve në financat globale, furnizimin me energji, transportin dhe zinxhirët e furnizimit, mes shenjave në rritje se sanksionet perëndimore poe kufizojnë aftësinë e Kinës për të blerë naftë ruse./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
lufte Rome Takim Ukraine Zyrtarët amerikanë

Nga e njëjta kategori

SPAK jep pretencën për “Revanshin”, Prokuroria e Posaçme kërkon 56 vjet burg për pesë të pandehur

më shumë...

Trump: Jemi afër marrëveshjes, nëse nuk marrim atë që duam do përfundojë në mënyrë tjetër

më shumë...

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri, hotelet e bujtinat rrisin çmimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

më shumë...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në BE, më afër se asnjëherë më parë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

1:34

SPAK jep pretencën për “Revanshin”, Prokuroria e...

1:05

Trump: Jemi afër marrëveshjes, nëse nuk marrim...

12:39

Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton...

12:20

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e...

12:09

Përgatitjet për provimet e maturës, maturantët në...

12:00

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri, hotelet e bujtinat...

11:54

Policia masa për sezonin veror, nga lehtësimi...

11:43

3 shenja për të ndryshuar rutinën e...

10:50

Rrezikoi jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin...

10:33

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja...

9:58

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e...

9:45

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama:...

9:43

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga...

9:21

Kaos në Paris pas triumfit të PSG...

9:06

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare...

9:02

Rama publikon pamje nga Tirana me turistë:...

8:53

Reshje shiu në jug të vendit, por...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj...

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Më të klikuarat

  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Shenjat më me fat të Horoskopit në muajin qershor
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • “Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.