Tashmë është zyrtare. Vinçenco Montela nuk është më trajneri i i Milanit. Klubi kuqezi ka shkarkuar teknikun italian pas barazimit të djeshëm 0-0 me Torinon në shtëpi.

 

 

Drejtuesit kinezë të Milanit investuan rreth 200 milionë euro në merkaton e verës që lamë pas, por rezultatet e skuadrës kanë qenë totalisht zhgënjyese.

 

 

 

Drejtimin e kuqezinjve në vazhdim do ta marrë ish-mesfushori Xhenaro Gatuzo, i cili deri më tani ishte në krye të skuadrës së të rinjve dhe ka bërë një punë mjaft të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *