Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha, në Berat.
Kanë qenë familjarët ata që, sapo kanë pikasur flakët e zjarrit, kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.
Drejt vendngjarjes janë nisur grupet e shërbimit me 4 punonjës zjarrfikës. Në një kohë të shkurtër, është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe shuarja e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe.
Situata u vu shpejt nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt dhomave të tjera të banesës. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje kanë bërë me dije se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombulës së gazit.
/vizionplus.tv





