E hënë, 14 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarr në malin e Jushit

Rreziku i zjarreve vijon të mbetet i lartë në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta.

 

Edhe qarku i Shkodrës nuk i ka shpëtuar problemeve nga zjarret e rëna ne këto dite të nxehta korriku.

 

2 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e së mërkurës në Malin e Jushit ne Vaun e Dejës. Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe të malit, ku u shkrumbuan rreth 5 ha pyje. Por të rrezikuara ishin edhe banesat aty pranë.

 

Ndërhyrja nga ana e mjeteve të zjarrfikësve është pothuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

 

Shuarja e zjarrit është bere me mjete rrethanore nga forcat e zjarrfikësve dhe banorëve të zonës.

 

Ndërkohë ne zonat e rrezikuara një dite më pare, situata është normalizuar.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video