Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion plus, kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një rrërfim për dilemat e tij para zgjedhjeve të 25-Prillit u shopreh se është i gatshëm për kompromise por duke ruajtur emrin e tij, si kryetar i PDIU-së.

Gjatë bisedës, për negociatat me z. Basha, Idrizi i cilësoi partitë e mëdha si “killera”(vrasës) të ftohtë kur bëhet fjalë për analizat në momentin e fundit të negociatave.

Shpëtim Idrizi: Padyshim që jam i gatshëm për të bërë kompromise, por sigurisht duke ruajtur peshën, emrin dhe atë për të cilën unë jam kryetar partie.

Alban Dudushi: Ku ngec historia? Çfarë nuk kupton z.Basha?

Shpëtim Idrizi: Nuk është se ne kemi shkuar me një set kërkesash dhe z. Basha ka thënë jo. Nuk jemi në këtë pikë. Jemi shumë të qetë. Jemi ulur edhe me grupin negociator, sigurisht që kanë tendenca këto teknikët… që duke pasur edhe profesionin jo tamam… unë jam vetë ekonomist…. bëjnë ato artificën e numrave, por votat janë solide dhe sigurisht që kam pas, jo sot, se të jeni të bindur, që edhe për shkak të eksperiencës nuk i lija në sekond të fundit, se këta partitë e mëdha të duan gjatë gjithë kohës. Po erdhi momenti i fundit, janë “killera” të ftohtë, e kam provuar disa herë këtë gjë dhe kjo nuk ka të bëjë me mua personalisht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *