E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zgjerohet harta e përmbytjeve, Erzeni vijon të mbulojë shtëpi e toka nga Durrësi në Shijak. Rrezikohet edhe Qerreti

Situata në territorin e Bashkisë Durrës vijon të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve intensive dhe daljes së lumit Erzen nga shtrati, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa zona.

Aktualisht, kanali i Tonës ndodhet në nivel maksimal, ndërsa hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë.

Reklamë

Dalja e Erzenit dhe çarja e argjinaturës kanë përmbytur fshatrat Erzen dhe Fllakë, ndërkohë që edhe Qerreti është në rrezik. Deri më tani llogariten rreth 1,000 ha tokë bujqësore të përmbytura. Në Sukth gjithashtu janë rreth 5,000 ha tokë bujqësore të përmbytura; lagjet 2, 3, 4 dhe pjesë e qytetit vijojnë të mbeten nën ujë.

Edhe në Bashkinë Shijak situata është e rëndë, veçanërisht në Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj, me prani uji në banesa dhe vështirësi serioze në qarkullim.

Reklamë

Ndërkohë, ka vazhduar deri në orët e vona të natës së djeshme evakuimi i banorëve nga zonat e përmbytura. Strukturat e emergjencave civile, policia e shtetit dhe ujësjellës-kanalizimet kanë bërë transportimin e banorëve nga zonat e përmbytura drejt hoteleve në vijën bregdetare të Durrësit.

Nga të dhënat e shtabit të emergjencave mësohet se nga fshatrat Vadardhë, Katund Sukth, Kullë dhe Katund i Ri janë zhvendosur 300 banorë, të cilët janë akomoduar në hotele.

Në total, numri i banorëve të evakuuar nga përmbytjet e datës 6 janar shkon në 842.

Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit vazhdon verifikimet në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Në tre ditë pune të grupeve të verifikimit janë inspektuar 2,380 banesa, dhe në 848 prej tyre janë mbajtur akt-konstatimet përkatëse.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë