E hënë, 12 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Berat, makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, ku një automjet ka përplasur një 40-vjeçar që po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

I lënduari, i identifikuar si Endri Selfaj, është konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimet e emergjencës.

Reklamë

Ai është transportuar fillimisht me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklamë

Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë këtij aksi rrugor, me qëllim identifikimin e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe kapjen e drejtuesit, i cili u largua pa qëndruar në vendngjarje.

Hetimet për rastin vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.