Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për të hënën

Ditën e hënë, moti në vendin tonë parashikohet të jetë relativisht i paqëndrueshëm, me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Sipas parashikimit, nga orët e mesditës deri në pasdite, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët, kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së mesme dhe në jug-juglindje.
Pas orëve të pasdites, reshjet pritet të ndërpriten, ndërsa në zonat luginore, gjatë orëve të mëngjesit deri në mesditë, do të ketë mjegull të dendur, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–lindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.




