E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 3 minuta më parë
Politikë

Zgjedhjet në Kosovë, Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses e mbarësi për vendin

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohëshme të 28 dhjetorit me rreth 50 % të votave.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, pas rezultatit ka uruar kryeministrin Kurti.

Reklamë

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilëson fitoren domethënëse dhe uron që mandati të kthehet në mbarësi për Kosovën.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruan Rama.

Reklamë

E përllogaritur në mandate, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 56 deputetë, PDK 23, LDK 15, AAK 6, Lista Serbe 10 dhe pakicat e tjera jo serbe gjithashtu 10.

Rezultati përfundimar do të bëhet i ditur pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht. Sa i takon pjesëmarrjes, dalja në këto zgjedhje ishte 44. 99 %, më e lartë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë