Subscribe

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot para mediave se ka gjetur dakordësinë me partitë kryesore në vend për të aplikuar votimin elektronik në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Celibashi theksoi se do të ketë fonde për partitë për këto zgjedhje, teksa shtoi se vlerën dhe modalitetin e shpërndarjes do ta përcaktojë Kuvendi.

 

“Kemi patur dakordësinë nga partitë kryesore politike mbi përdorimin e sistemit ët votimit elektronik në bashkinë e Vorës. Partitë do të marrin fonde për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kemi bërë të gjitha proceduar dhe i mbetet Kuvendit pr të përcaktua fondin, vlerën e fondit dhe modalitetin e shpërndarjes”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *