Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka shpërndarë mesazhin e tij drejtuar qytetarëve për zgjedhje parlamentare të 25 prillit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike shprehet se vendim meriton të kthehet në vendin e duhur, ndërsa ndau edhe bindjen e tij për humbjen e kryeministrit Edi Rama më 25 prill.

“Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.”

Kryedemokrati prezantoi këtë të premte programin për bujqësine, ku premtoi se do të kthejë fshatrat dhe zonat rurale në faktorë zhvillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *