Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco tha se në bashkëpunim me ODIHR do të përpilojë një rezultat të saktë për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Nga Shkodra, i pyetur për situatën politike në vend, diplomati tha se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie.

 

“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR, e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut. Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtar që uroj që shumë shpejt t’i prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme”, tha Del Monaco.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *