E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zgjedhja e presidentit në Kosovë

Seanca e rëndësishme e parlamentit te Kosovës për zgjedhjen e presidentit te ri te Kosovës, është bllokuar prej afro nje ore.

Pak momente përpara nisjes se votimit për votimin e presidentit, opozita hodhi gaz lotsjellës ne sallën e kuvendit. Gazin e hodhën deputetet Faton Topalli dhe Teuta Haxhiu, duke detyruar drejtuesin e seancës ta ndërpresë atë. Ne momentin e hedhjes se gazit ishte duke mbajtur fjalën deputeti Sabri Hamiti, i fundit ne listën e diskutanteve. Pas ndërprerjes se seancës, deputetet e opozitës megjithatë nuk u larguan nga salla, siç ka ndodhur ne seancat e shkuara kur kane bllokuar punimet.  Përpara bllokimit seanca është dominuar nga debate te forta, ku deputetet e opozitës kane sulmuar Hashim Thaçi per dy marrëveshjet e qeverise se Kosovës. Ne këto momente seanca vazhdon te jete e ndërprere dhe ne salle gjenden vetëm disa deputete te opozitës. Ndërkohe, mazhoranca po pret qetësimin e situatës për te vijuar me zgjedhjen e kreut te ri te shtetit.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë