Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar sërish në natën e 8 të demonstratave pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Por ndryshe nga herët e tjera, në protestën e një nate më parë pati më pak përleshje.

Në Filadelfia, protesta arriti kulmin, kur njerëzit mbajtën 9 minuta heshtje në përkujtim të Floyd.

Tubime paqësore u mbajtën edhe në Los Angeles, në Atlanta, dhe në New Jork. Ndërsa në Houston në Teksas, në vendlindjen e afrikano-amerikanit të vrarë, u mbajt tubimi më i madh, pasi mijëra protestues iu bashkuan familjarëve të viktimës. 

Ndërkohë konfrontime në natën e 8 të protestave u regjistruan vetëm në Uashington, ku ishin mobilizuar forcat e ushtrisë.

Protestuesit u përleshën me policinë, ndërsa këta të fundit përdorën gazin lotsjellës për të neutralizuar turmën.

Çështja e Floyd ka shkaktuar një zemërim të thellë tek amerikanët, pasi në shtetin më demokratik në botë, ndjenja e racizmit është ende e madhe, po ashtu edhe brutaliteti i policisë ndaj amerikanëve me ngjyrë.

Vdekja e Floyd nga një efektiv policie ka shkaktuar zemërim edhe në disa shtete në Europë. Në Paris më shumë se 20 mijë qytetarë përkujtuan vdekjen e një shtetasi me ngjyrë në 2016-n i cili humbi jetën gjatë arrestimit.

Të zemëruar me brutalitetin e policisë dhe të nxitur nga vdekja e Floyd, protestuesit në Paris bënë thirrje për drejtësi.

Por dhuna u përshkallëzua mes protestuesve dhe policisë ndërsa këta të fundit përdorën gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës për të neutralizuar turmën e zemëruar.

TITRA:

ZEMERIMI AMERIKAN PER FLOYD

DHJETERA MIJERA N JEREZ PROTESTOJNE E PERPLASEN ME POLICINE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *