E mërkurë, 21 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Zbuloni si ta kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në WhatsApp

WhatsApp nuk të jep mundësinë direkt që të kuptosh nëse një person të ka bllokuar, njësoj siç mund të ndodhë në Facebook.

 

Reklamë

Por ekzistojnë disa truke që ju ndihmojnë të zbuloni nëse një mik apo i njohuri juaj nuk dëshiron të marrë më mesazhe prej jush.

 

Reklamë

Si fillim, nëse jeni bllokuar nga dikush, ju nuk do të mund të shihni më statuset e tyre në WhatsApp.

 

Po ashtu, ju nuk do të keni më mundësinë të vëreni nëse mesazhi që keni dërguar tek personi që ju ka bllokuar është parë apo jo.

 

Nga ana tjetër, nëse jeni bllokuar, nuk do të mund të shihni asnjë ndryshim të fotos së profilit të atij që ju ka bërë bllok.

 

Së fundmi, mesazhet e juaja do të shënohen si “të dërguar”, por jo si “delivered”, ndërsa ju nuk mund të kryeni as telefonata me ata që ju kanë bllokuar.

 

WhatsApp ka shpjeguar se diçka e tillë është bërë për të mbrojtur privatësinë e gjithsecilit.

 

“Ne nuk mund t’ju tregojmë nëse bllokoheni nga dikush tjetër.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë