E mërkurë, 21 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Getty Images shpall falimentimin, borxhet e larta dhe inteligjenca artificiale vënë në vështirësi kompaninë

Agjencia amerikane e fotografive Getty Images ka paraqitur kërkesë për falimentim në një gjykatë në Nju Jork, në kuadër të një marrëveshjeje për ristrukturimin e borxheve, e cila parashikon edhe largimin nga Bursa e Nju Jorkut. Kompania synon të përfundojë procesin deri në fund të vitit, pas marrjes së miratimeve të nevojshme rregullatore.

Sipas marrëveshjes së arritur me kreditorët kryesorë, familja Getty dhe kompania e investimeve Koch Equity Development (KED) janë zotuar të investojnë deri në 533 milionë dollarë në biznes. Nga ana tjetër, kreditorët kanë pranuar të falin 270 milionë dollarë borxhe, të ulin interesat dhe të zgjasin afatet e shlyerjes.

Reklamë

Getty Images bëri të ditur se do të vazhdojë aktivitetin normal gjatë gjithë procesit të ristrukturimit, duke u mbështetur në financimin nga KED, i cili mund të arrijë deri në 143 milionë dollarë, si dhe në të ardhurat nga veprimtaria e saj. Pas përfundimit të procedurës, familja Getty dhe KED pritet të zotërojnë 100 për qind të kompanisë.

Vështirësitë financiare të agjencisë lidhen jo vetëm me nivelin e lartë të borxhit, por edhe me ndryshimet që inteligjenca artificiale po sjell në tregun e fotografisë. Përdorimi në rritje i imazheve të krijuara nga AI po orienton një pjesë të klientëve drejt përmbajtjes sintetike, duke ushtruar presion mbi modelin tradicional të biznesit të bazuar në licencimin dhe shitjen e fotografive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.