Një nisje e mbarë, gjysma e punës themi ne në shumicën e rasteve. Shpesh thuajse të gjithë kemi një nisje të njëjtë dite, zgjohemi në mëngjes dhe kafeja është e përkryer, hani mirë mëngjes dhe që në mëngjes i kryeni të gjitha punë më të rëndësishme.

 

Deri në drekë tashmë ndiheni shkëlqyeshëm. Tashmë keni kryer shumë gjëra dhe dëshironi që ditën ta shfrytëzoni në maksimum dhe të arrini edhe më shumë.

 

Disa ditë nuk shkojnë as përafërsisht aq mirë. Në fakt për shumicën e njerëzve më tipike janë këto ditët tjera. E kurdisni alarmin e orës të përsëritet disa herë dhe zgjoheni vonë. E kapërceni mëngjesin, ndërsa orët e para të mëngjesit i kaloni duke provuar ta gjeni ndonjë folder të rëndësishëm apo duke u përgjigjur në e-maila. Tashmë vjen dreka, dhe nuk keni bërë asgjë, dhe supozoni që as pasditja nuk do të jetë më mirë.

 

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që do ju ndihmojnë për të pasur një nisje sa më të sukseshme të ditës suaj;

 

Zgjohuni me kohë

 

Nuk themi zgjohuni herët, sepse nuk jemi të gjithë persona të hershëm të mëngjesit. Të zgjoheni me kohë do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni me nguti dhe shpejt e shpejt për punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.

 

Hani mëngjes të shëndetshëm

Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, megjithatë shumë e kapërcejnë. Pavarësisht se a ju brengos apo jo pesha, ngrënia e mëngjesit është thelbësore. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë dhe koncentrim. Drithëra me qumësht, vezët, sallami, pashteta…zgjidh e merr. E rëndësishme është që ta hani mëngjesin.

 

Planifikoni ditën

Kur hyni në zyrë, rezistoni dëshirës që së pari t’i kontrolloni e-mailat, sigurisht përveç nëse punoni në përkrahje teknike. Minutat e parë kaloni duke planifikuar. Cilat janë ato detyra të vogla, por urgjente dhe krejt çka duhet të kryhet sot.

 

Reduktoni ndërprerjet

Nëse dikush apo diçka ju ndërpret në punë do t’ju duhen disa minuta që përsëri ta ktheni fokusin, transmeton Koha.net. Nëse shpenzoni për së tepërmi kohë duke u përgjigjur në pyetjet e parëndësishme të të tjerëve me siguri duhet të riorganizoheni.

 

Mos u humbni

Produktiviteti është spirale pozitive e cila vazhdon pandërprerë nëse mbetet i përqendruar. Në punë bëni punë me rëndësi, dhe sa më pak “humbni kohë” kot. Nëse duhet të qëndroni diku tetë orë, atëherë këtë kohë shfrytëzojeni maksimalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *