Qeveria e Angela Merkel ka pohuar se diplomate kineze u ishin drejtuar zyrtarëve të qeverisë ne Berlin në përpjekje për ti bindur ata të bënin deklarata pozitive ne lidhje me menyren se si Pekini zyrtar po e trajtonte pandeminë e koronavirusit.

MINISTRIA E BRENDSHME GJERMANE

Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të ndërmarra nga diplomatë kinezë me qëllimin për të nxjerrë deklarata pozitive publike mbi menaxhimin e koronavirusit nga Republika Popullore e Kinës.

Përpjekjet kineze për të ushtruar ndikim tek funksionarët gjermanë per menazhimin e krizës se Coronavirusit u zbuluan nga gazeta gjermane welt am Sonntag  . Letra eshte pergjigje e ministrise se brendshme gjermane ndaj partise se te gjelberve te cilet kane pyetur ne lidhje me influencen kineze ne gjermani.  

MINISTRIA E BRENDSHME GJERMANE

Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, transparenca luan një rol kryesor në luftën me sukses të pandemisë. Kjo u bë e qartë për Republikën Popullore.

Dy dite perpara ketij dokumenti, kancelarja angela merkel ne nje konference per media la të kuptohej se Kina nuk ka informuar si duhet botën në lidhje me koronavirusin që ka shkaktuar një pandemi globale. “Besoj se sa më shumë transparente të jetë qeveria kineze për origjinën e virusit, aq më mirë do të jetë për të gjithë botën, në mënyrë që të mësojë prej tij”, u shpreh Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *