Presidenti ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 

Nga lista e publikuar rezulton se ka shumë figura të njohura, mes tyre deputeti aktual i PS, Anastas Angjeli, i cili ka mbajtur disa funksione të larta shtetërore, zv/Ministër i Financave, Ministër i Financave, Ministër i Çështjeve Sociale dhe Ministër i Ekonomisë në qeveritë e drejtuara nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

 

Ndërkohë tashmë pritet që lista me emrat që ndodhet në Presidencë pritet që të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend për votim për të mësuar emrin e pasuesit të Bujar Leskajt. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *