Subscribe

Personi që mbeti i vrarë këtë të hënë në Fier identifikohet si Shkëlzen Kastrati, mëson Vizion Plus.

Ai u gjet i pajetë në automjetin e tij. Ngjarja ndodhi tek Ura e Sheqit, ndërsa nuk qartësohen ende rrethanat e ngjarjes.

Sipas Vizion Plus, Kastrati ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij kur i është prerë rruga dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë ngritur pika kontrolli hyrëse dhe dalëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *