Gjykata e Korçës do të vendosë sot për fatin e Myrteza (Zani) Çaushit. Gjatë seancës së sotme do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës, që do përballin pretendimet e tyre.


Ish-kreu i Bandës së Vlorës mbërriti nën masa të larta sigurie në Gjykatën e Korçës. Policia bllokoi rruget kryesore qe te cojne ne hyrje te gjykates, ndersa uniformat blu ka rrethuar gjithe zonen. Ai po vuan dënimin në Burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë mirëpo, kërkon të lerë qelinë, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale.

“Kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, ka thënë Çaushi në kërkesën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *