Deklarata e Luis Enriques, i cili konfirmonte largimin nga Barcelona në fund të sezonit ka hapur një sërë spekulimesh se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij. Një prej emrave që kanë përmendur mediat angleze është Arsene Wenger, edhe ky mjaft i përfolur për një largim nga Arsenali.

 

Në fakt edhe kompanitë e basteve në Britani, e kanë kuotuar mirë 67-vjecarin. Por vetë francezi i ka paraprirë tymnajës mediatike duke deklaruar se për të më e mira e mundshme do të ishte të qëndronte edhe një vit tjetër në Emirates. “Preferenca ime vazhdon të mbetet Arsenali, por jam mjaftueshëm objektiv që vendimi im të jetë i duhuri, si për mua ashtu edhe për klubin” – tha Wenger, i cili pak javë më parë pati deklaruar se edhe nëse nuk do t’i jepej mundësia të trajnonte vitin e ardhshëm te Arsenali, ai do të shqyrtonte mundësitë gjetkë.

 

Por tanimë 67-vjecari ka këmbëngulur se nuk është duke parë për asnjë vend tjetër pune, apo akoma më shumë “punën e dikujt tjetër” sikurse e ka nënkuptuar këtu francezi postin e Luis Enriques. “Jam thjesht i fokusuar për ta cuar këtë projekt në një nivel tjetër, kërkoj vetëm përmirësimin” – shtoi më tej Wenger.

 

Arsenali po përjeton të njëjtin rendiment sikurse vitet e kaluara, ku edhe këtë sezon po zhgënjen në Champions League dhe në Premier nuk mban dot ritmin e Chelsea-it. Pikërisht kjo situatë duket se nuk e favorizon aspak Wengerin të mbetet trajner i topcinjëve, por që gjithcka mbetet të shihet në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *