Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti vendosin sfidën...

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të...

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë, plagoset bariu

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje...

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në muajin maj,...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me...

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e fundit drejt...

Wadephul: Shqipëria të përmbushë parakushtet për negociatat

26 Nëntor 21:42

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, dyshon se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit.

Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit.

Wadephul tha në një takim me gazetarët e huaj në Berlin, se nëse Maqedonia e Veriut arrin një zgjidhje me Bullgarinë, atëherë dera për të është e hapur. Për Shqipërinë, ai vuri re se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

Kushtet nuk janë plotësuar tërësisht 

Më 26 shtator 2019 vendosëm si parlament për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo më kushtoi mua shumë energji, tha Wadephul, por ne vendosëm disa parakushte dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin. „Është detyra e deputetëve të grupit tim parlamentar në Komisionin e Jashtëm dhe atë të BE-së që të sigurojnë që këto parakushte të merren seriozisht dhe të zbatohen plotësisht“.

Bundestagu Gjerman miratoi më 26 shtator 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çelja e konferencës së parë ndërqeveritare, që do të thotë edhe hapja faktike e negociatave, u lidh me dy kushte: funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë dhe reforma e Kodit Zgjedhor, e cila duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Veç të tjerash, aty parashikohej edhe rregullimi i sistemit të financimit partiak.

Vërejtje për reformën zgjedhore

Konstatimi për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe  asaj të Lartë është i dukshëm, tha Wadephul:  E para ka emëruar deri tani vetëm 4 nga gjithsej 6 gjyqtarët e duhur për vendimmarrje, e dyta vetëm tre nga 19.

Përsa i përket kushtit të dytë, Wadephul tha se reforma zgjedhore vërtet që u arrit në një proces përfshirës, më 5 korrik, dhe kaloi në Kuvend më 23 korrik. “Por, një pjesë e rëndësishme e saj u shfuqizua në një proces përjashtues, konkretisht, duke futur sistemin e listave të hapura, në vend të koalicioneve zgjedhore. Kjo procedurë përjashtuese bie në kundërshtim me kërkesën e Bundestagut për një proces përfshirës, i cili u rekomandua edhe nga OSBE-ja,” – tha deputeti kristiandemokrat.

Ai tha gjithashtu se sa i përket financimit të partive, janë bërë përparime, por ndryshimet nuk kanë arritur ende standardet e kërkuara nga Evropa.

Konkluzionet e Wadephul-it vijnë një ditë pasi në Tiranë ishte publikuar raporti i fondacionit Konrad Adenauer (KAS), fondacioni ky i afërt me partinë, së cilës i përket Wadephul dhe kancelarja Angela Merkel. Ndryshe nga raporti i mëparshëm, i dalë në pranverën e këtij viti, ku sistemi i qeverisjes së socialistëve në pushtet konsiderohej gati autokratik, raporti aktual është më i ekuilibruar dhe mban titullin:  Dritë dhe hije – një analizë e parakushteve të BE-së për Shqipërinë.

Tri kushte të BE-së të paplotësuara

Si KAS ashtu edhe Wadephul vërejnë se veç kushteve të caktuara nga Bundestagu, Shqipëria nuk i ka plotësuar tërësisht as tri nga katër kushtet e caktuara nga Këshilli i BE-së, në mars këtij viti. Kështu, Byroja Kombëtare e Hetuesisë deri tani ka caktuar vetëm drejtoreshën. 60 hetues të tjerë ndodhen në procesin e përzgjedhjes çka nuk pritet të mbarojë në fillim të dhjetorit, konstatohet në raportin e KAS-it.

Po ashtu lufta kundër korrupsionit dhe larjes së parave, sipas KAS-it,  ka përparime në aspektin e ndryshimit të dispozitave ligjore, por nga ana tjetër, korrupsioni dhe larja e parave kanë pësuar rritje. KAS-i i referohet kështu deklaratave të kohëve të fundit të prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë, Olsian Çela, për luftën mes bandave në Elbasan, por edhe raporteve të Transparency International, dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Vërejtje kanë si KAS ashtu edhe Wadephul për ligjin e medias, i cili nuk i ka marrë parasysh propozimet e Komisionit të Venecias.

Marrëveshje për kuadrin negociues me pikëpyetje

I pyetur se çfarë vendimi mund të pritet në samitin e rregullt të Këshillit të BE-së më 10./11. 12 2020, i cili këtë vit zhvillohet nën kryesinë gjermane, Wadephul u tha korrespondentëve të huaj në Berlin, se “shpreson që të ketë përparime” si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. Wadephul nuk e konkretizoi se çfarë përparime mund të priten.

Burime diplomatike nga Berlini i sqaruan DW-së, se e shumta pritet një marrëveshje për kuadrin negociues, por pa datë. Por vëzhguesit nga Berlini parashikojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë, nëse nuk arrihet më parë një kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe Wadephul vuri në dukje se  konsensusi në vendet e BE-së  për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut është shumë më i madh se sa për Shqipërinë. Përsa i përket Shqipërisë, ai tha se ka edhe vende të tjera dyshuee, si Holanda dhe vendet skandinave.

Apel ndaj Bullgarisë 

Për momentin Bullgaria po bllokon edhe çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare, edhe miratimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut. Wadephul u bëri thirrje dy vendeve fqinje  që mosmarrëveshjet t’ua lënë historianëve. „Ballafaqimi me historinë është i  nevojshëm. Këtë e dimë ne si gjermanë fare mirë, por ai nuk duhet të jetë  kurrë parakusht për anëtarësimin në BE“, tha deputeti gjerman./ DW

Posted Under:
Bota Politike
Tagged:
Kushtet negociatat wadephul

Nga e njëjta kategori

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD: Do të luftoj për demokratizimin e Partisë Demokratike

më shumë...

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

më shumë...

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje donacionesh!

më shumë...

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë telefonike me Trump

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Nuk ka fitues në Metropolitano, 2 penallti...

10:27

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

10:26

Kosova në zgjedhje të parakohshme, Presidentja në...

10:05

Salianji paralajmëron kandidaturën për kreun e PD:...

9:49

Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?

9:20

Makina përplas tufën e bagëtive në Vlorë,...

9:19

VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e...

9:11

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për...

8:57

Lideri i së djathtës britanik nën akuza...

8:39

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

8:23

“Vende Pune të Shëndetshme”, fushatë ndërgjegjësimi në...

8:09

Komisariati i ri në Krujë, Hita ultimatum...

7:58

“Jemi gati për një armëpushim”, Putin bisedë...

7:40

Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur

7:23

Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë...

7:05

Gogu me homologen austriake: Në kilometrin e...

6:59

Hegseth: Kemi shkatërruar impiantet bërthamore të Iranit

6:38

Von der Leyen: Kremlini po u imponon...

6:22

Mbi 1.2 milion njerëz në Liban do...

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.