Presidenti i Serbise Aleksandar Vucic do te ashpersoje masat e levizjes se qytetareve per shkak te rritjes se numrit te te infektuarve ne vend. Ne nje konference per shtyp, pas mbledhjes se shtabit te emergjencave,  autoritetet vendosen shtetrrethim ne fundjave ne nje plan te njejte me ate qe po zbatohet ne Shqiperi .

 

Ndalimi i lëvizjes se qytetareve nis nga e shtuna në orën 13.00 deri të hënën në orën 5.00 te mengjesit.  Ne rruge nuk mund te dalin me shume se dy persona bashke. Gjithashtu kreu i shtetit serb theksoi se ne dy javet ne vijim pritet goditja me e forte e epidemise. Në Serbi, jane 1,171 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 31. Presidenti vuri ne dukje se ne Serbi 81 persona janë në respirator në gjendje kritike per jeten.

 

Nderkaq ne Greqi, sipas raportit të fundit zyrtar numri i te prekurve ka arritur ne 1.544, prej tyre 91 janë intubuar në vend dhe 55 persona kane humbur jeten.

 

Në portin e Pireut eshte e ankoruar nje anije e marre me qira nga nje kompani turke dhe me destinacion Spanjen me 119 pasagjere pozitive me Covid-19. Anija do të shndërrohet në një spital informal për trajtimin e  pacientëve. Pasagjeret e konfirmuar, do të qëndrojnë në karantinë, në anije, për 14 ditë.

 

Nje lajm i mire vjen nga Kosova. Ne 24 oret e fundit jane testuar 118 mostra dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nuk ka rezultuar asnje person pozitiv me koronavirus. Nderkohe ne total pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me vetem 1 humbje jete.

 

Mali i Zi  paraqet shifra te qendrueshme, ka konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus dhe ne total numri ka shkuar ne 160. Ndersa Maqedonia  e Veriut rezulton me 384 paciente te infektuar dhe shenon 11 viktima.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *