Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se Prishtina po e përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se skenari i sulmit është gënjeshtër.

 

Madje kreu i shtetit serb pretendon se është Prishtina synon të sulmojë veriun.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Kosova po përgatit likuidimin e popullit tonë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroj që të mos e bëjnë këtë.

 

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive, Vuçiç tha se kjo është qesharake dhe se mediat botërore po publikojnë gënjeshtra të shqiptarëve.

 

Më tej Vuçiç foli edhe për dialogun n ë Bruksel dhe bëri të qartë se nuk do të pranojë shkatërrimin e popullit serb.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Shpresoj dhe besoj se nuk do të përdoret fjala shtrëngim, por një lloj ndikimi për të bërë diçka. Unë shpresoj për këtë, prandaj do të shkoj në Bruksel. Ne do të shkojmë për të gjetur një zgjidhje por a besoj unë në këtë? Nuk e besoj.

 

Presidenti serb u ndal edhe tek tensionet e pak ditëve më parë në veri.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENTI I SERBISË

 

Sa i përket targave, nuk kanë të drejtë në asgjë. Tani duan t’i vendosin targat e Kosovës të gjithëve. Por nuk do të munden. Ata duan që një ditë të zgjohemi dhe të mos ketë as S nga Serbia dhe S nga serbët.

 

Në takimin e Brukselit pritet të diskutohet edhe çështja e targave, marrëveshje kjo e dakordësuar më herët mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *