Pasi zyra për shtyp e presidentit serb njoftoi shtrimin e Aleksandër Vuçiç në spital, ka qenë vet ky i fundit i cili përmes një postimi në instagram ka njoftuar përmirësimin e gjendjes dhe për këtë falenderon personelin mjekësor.

 

“Faleminderit mjekëve dhe stafit të Akademisë Mjekësore Ushtarake.  Faleminderit të gjithë atyre që u kujdesën për mua. Do të jem në punë me kohë të plotë duke filluar nga e hëna”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

 

Presidenti serb u shtrua në spital pasditen e së premtes për shkak të problemeve kardiovaskulare. Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin tha mëngjesin e kësaj të diele se gjendja e presidentit është e qëndrueshme.

 

“Jam i sigurt që gjithçka do të jetë mirë, sepse Aleksandar Vuçiç është i fortë dhe kokëfortë, jo sepse i dëgjon mjekët. Ai kërkon ndihmë vetëm kur duhet, por ai kthehet në punë më shpejt sesa do ta këshillonte çdo mjek. ”, Tha Vulin për mediat serbe.

 

Një ditë më parë Suzana Vasiljevic, këshilltarja për mediat e presidentit njoftoi se ai u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemrën dhe se gjendja e 49 vjeçarit është e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *