Subscribe

Ndërhyrja për te shpëtuar të afërmin apo dike tjetër që po mbytet në det mund të rezultojë fatale edhe për atë qe jep ndihme. Jo çdokush mund ta kryeje një mision te tille.

 

Për te qene vrojtues dhe shpëtues ne plazhe duhet te jesh i trajnuar dhe i licencuar. Edhe ne vendin tone nuk mungojnë te licencuarit por nuk zbatohet ligji. Përfaqësuesi i federatës se vrojtuesve e shpëtimit ne ujë Gent Lasku i ftuar ne emision “7 pa 5” thotë se ne çdo pike vrojtimi duhet te këtë profesioniste.

 

Për te ndjekur shkollën e trajnimit për vrojtues dhe shpëtues ne ujë, përveç dëshirës duhet te plotësosh edhe disa kritere. Duket te kesh aftësi shume te mira notuese si dhe gjendje shume te mire  fizike dhe  shëndetësore. Edhe mosha është e limituar, nga 18 deri ne 55 vjeç.

 

Ne kulmin e sezonit turistik ku nuk kane munguar edhe tragjeditë ne det,specialistet  japin një këshillë për pushuesit por dhe ata qe nxitojnë te shpëtojnë jete njerëzish.

 

Ligji për vrojtuesit ne plazhe është miratuar një vit me pare por nuk vihet ne zbatim si nga operatoret private te plazheve ashtu edhe nga bashkime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *