Pas vrasjes makabre dhe groposjes në oborrin e shtëpisë në Korfuz të vajzës së tij 29-vjeçe, Angjelina Petro në janar të vitit 2019, 52-vjeçari Aleko Petro ka marrë këtë të mërkurë dënimin nga drejtësia Greke. Gjykata e Thesprotisë në Greqi e ka dënuar shqiptarin nga Berati, Aleko Petro me “burgim të përjetshëm”.

Pas këtij vendimi të dhënë nga drejtësia greke, nëna e viktimës, Xhezmije Stoçeni duke deklaruar se nuk e ka njoftuar askush në lidhje me vendimin e marrë sot për të, ka pohuar se nuk i intereson në është gjallë apo ka vdekur.

“Nuk më ka informuar askush për dënimin e tij. Ja kam lënë në dorë drejtësisë dhe nuk më intereson në është gjallë apo ka vdekur. Ai masakroi barbarisht vajzën e tij në lulen e rinisë”, ka thënë Xhezmija.

Ajo shkon edhe më tej duke i kërkuar drejtësisë që të hetohen edhe familjarët e tij që sipas nënës e kanë kërcënuar me jetë vajzën. Xhezmija tregon edhe shqetësimet e saj, që nga vdekja e vajzës e deri tek përcjellja për në banesën e fundit.

“Nuk më lanë të shkoja të vendi ku u masakrua vajza që t’i vija një buqetë me lule, nuk më lanë të takohesha me dhëndrin afgan dhe nuk munda dot të marr asnjë send të vajzës si kujtim”, shprehet Xhezmije Stoçeni.

Nëna e viktimës, Angjelina Petro akuzon edhe priftin që kreu shërbesën fetare gjatë funeralit që i ka vjedhur certifikatat e vdekjes dhe çdo dokument tjetër të ardhur nga shteti Grek.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë në janar 2019. Aleko Petro e masakroi dhe më pas e goposi vajzën e tij në oborrin e shtëpisë për të fshehur krimin. Menjëherë pas gjetjes së trupit të groposur të vajzën në oborrin e shtëpisë nga qeni i Angjelinës, babai vrasës, Aleko Petro u arrestua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *