Operacioni Forca e Ligjit iu ka nisur kërkesat për vetëdeklarim të burimit të pasurisë katër të dënuarve për vrasje, vjedhje, grup të strukturuar kriminal dhe drogë.

Pasurinë duhet ta justifikojnë për 48 orë Fran Marinaj, Dorjan Duli, Mondi Ramaj dhe Gëzim Vajushi.

Marinaj me banim në Malësi të Madhe është dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”;

Duli, banues në Shkodër është i dënuar për “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Ramaj, banues në Velipojë, ka qenë i dënuar në Itali për “Vjedhja e kryer në rrethana rënduese”;

Vajushi, me banim në Shkodër, i dënuar për “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *