Si arriti arma të futej në burgun e sigurisë së lartë? Kjo është pyetja që “po mundon” hetuesit pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, dje më 15 dhjetor.

Vizion Plus siguroi dëshminë e autorit, Sokol Mjacaj, i cili tha searmën e kishte marrë rreth një muaj e gjysmë më parë. Dyshimet e para ishin se arma ishte hedhur me dron, por kjo alibi u rrëzua pasi ka dyshime se Mjacaj është ndihmuar nga një përson i brendshëm.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç mëson gazetari Esido Barkaj, dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi.

Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit.

Burime nga grupi hetimor thonë se janë arrestuar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.

Sokol Mjacaj aktualisht po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm sekret pasi do rimerrer sërish në pyetje. Prokurorët po përpiqen të zbulojnë porositësin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *