Subscribe

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 31-vjeçares me nënshtetësi franceze Milisent Jausake dhe vetvrasjen e të dashurit të saj shqiptar, 26-vjeçarit Klinton Pira.

 

Burime nga grupi hetimor shprehen se referuar deshmive të banorëve të pallatit, dy të rinjte janë konfliktuar për rreth një orë para se të ndodhte ngjarja.

 

Një çift bashkëshortesh, banues në të njëjtin kat, deklaruan se fillimisht reth orës 17:30 janë dëgjuar britmat e një femre.

 

Pas 50 minutash, janë dëgjuar sërish britma më mbytëse të vajzes e cila po zbriste shkallët.  Më pas, banorët kanë parë Klinton Pirën duke ngjitur shkallët i qetë dhe i heshtur. Ai nuk ka bëre asnje veprim por menjëherë ka kryer vetvrasjen.

 

Burime nga mjeksia ligjore shprehen se shtetasja e huaj, kishte dëmtime të shumta në pjesën e kraharorit, qafes dhe në duar të shkaktuara nga thika.

 

Në dosje thuhet gjithashtu se në momentin që ajo ka shkuar në banesën me qira, është pritur nga një grua që dyshohet se ishte e ëma e të dashurit të saj.

 

Burimet shtojnë se në debatin e ashpër për afro 60 minuta, i riu i ka kërkuar të dashurës së tij martesë duke shfrytëzuar vizitën e saj në Shqipëri në mënyrë që ai të përfitonte dokumentat e huaja. Por kjo kërkesë ishte refuzuar nga 31-vjeçarja afrikane .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *