Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi seancën e radhës për Fadil Kasemin, i cili vitin e kaluar vrau  bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi. Këtë të enjte në gjykatë dëshmoi Klodian Tafa, drejtuesi i mjetit me të cilin Kasemi u largua nga vendngjarja drejt komisariatit nr. 1.

 

I riu deklaroi se Fadil Kasemi i kishte dalë para dhe e kishte kërcënuar me pistolete, duke i thënë se kishte vrare gruan e se mund ta vriste edhe atë nëse nuk e merrte ne makine.

 

Klodian Tafa tregoi më tej se nga pas po i ndiqte një motor policie, dhe se kishte kaluar me semafor të kuq duke u futur kundravajtje për të shkuar në komisariatin nr 1. Tafa rrëfeu se pasi futi mjetin brenda në oborrin e komisariatit, Kasemi zbriti duke mbajtur armën në dorë, duke u ndaluar menjëherë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *