Subscribe

A do t’ia hedhe edhe kësaj here nga drejtësia Fadil Kasemi, burri qe ekzekutoi per vdekje ish-bashkëshorten Fildes Hafizi? Pas krimit makaber ne zonën e “Xhamllikut” ne Tirane, ku 53-vjeçari vrau me arme zjarri ish- gruan e tij gjyqtare, te tjera detaje dalin rreth ngjarjes se rende.

 

Pas zbardhjes se kamerave te sigurisë ne lokalet përreth zonës ku ndodhi vrasja dhe marrjes ne pyetje te dëshmitareve okulare, burime nga grupi hetimor bejne te ditur se Fadil Kasemi kishte te paktën nje ore qe priste ish-gruan e tij te dilte nga parukeria. Sapo ajo ka hipur ne makine ai i është afruar tek xhami.

 

39-vjeçarja Fildes Hafizi e frikësuar ka tentuar te ndeze menjëherë makinën per t’u larguar, por Fadil Kasemi e ka qëlluar me gjakftohtësi me dy plumba ku njeri e ka zënë ne koke. Pas vrasjes, ekzekutori eshte larguar menjëherë me nje furgon mallrash. Sipas hetuesve dhe dëshmive te marra, 53-vjeçari e ka kërcënuar me arme shoferin e furgonit dhe e ka urdhëruar ta nxjerre ne periferi te Tiranës. Drejtuesi i furgonit ka lëvizur me mjetin e tij, por sapo ka hasur patrullën e policisë pranë komisariatit numër 1, ka zbritur dhe u ka rrëfyer policeve se personi qe ndodhet ne makinën e tij mund te jete vrasësi.

 

Pas kësaj, oficeret e policisë kane bere shoqërimin e tij, ku rezultoi se ishte autori i vrasjes se rende, ndërsa me vete iu gjet dhe arma e krimit. 53-vjeçarit i është bere edhe testi i alkoolit ku ka rezultuar ne parametra normal. Policia po ben edhe verifikimet per te pare ne telefonin e se ndjerës nëse kishte mesazhe apo telefonata kërcënuese nga ish-burri.

 

Krahas dëshmitarëve okulare te ngjarjes, ne pyetje pritet te merren edhe familjaret e Fildes Hafizit si dhe dy fëmijët e saj, te cilët do te pyeten ne prani te psikologeve. Ngjarja e rende dhe e paralajmëruar nga Fildes Hafizi, me detyre gjyqtare ne Gjykatën Administrative te Shkodrës, ndodhi mesditën e se premtes ne zonën e “Xhamllikut”. Pas divorcit ajo jetonte me dy fëmijët dhe disa here kishte marre kërcënime per jetën nga ish-burri i saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *