Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë...

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për...

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti publik dhe...

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin në 126...

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura në 3...

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe...

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e Bardhë, Trump...

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1 milion dollarëshe”,...

Vrasja e Bujar Çelës përplas Alibejn me Hoxhën, Xhuljano: O palaço, të njoh qëkur haje fara të shkallët e pallatit. I penduari i drejtësisë: E paguaja edhe në burg

17 Qershor 12:16

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka vijuar këtë të martë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke zbardhur ngjarje të tjera kriminale.

Seanca e sotme është shoqëruar me tensione pas debateve mes Erion Alibej dhe të pandehurit Xhuljano Hoxha.

Alibej ka rrëfyer se informacionet për lëvizjet e Bujar Çelës, i ekzekutuar më 17 tetor 2020 i merrte nga Xhuljano Hoxha. Ky i fundit e mohon këtë dhe kërkon që të analizohen pamjet filmike të shtëpisë së tij.

Debatet:

Erjon Alibej: Bujar Çela u ekzekutua në datë 17 tetor 2020 në orët e para të mëngjesit. Në ate periudhë Xhuljan Hoxha ka qenë në burg, i arrestuar. Me Xhuljanon kam biseduar përpara se të arrestohej. E kisha pajisur me Enchro Chat pastaj me Sky Ecc, për të komunikuar. Në atë periudhë kur e angazhova Xhuljano Hoxhën, e doja për lëvizjet e Bujarit, vendndodhjet, për kafen që pinte në mëngjes etj. Xhuljano Hoxha e dinte që pse unë interesohesha. Unë nuk i kam thënë asnjëhere që “Shiko se unë Bujarin do e vras” , por ai e kishte kuptuar. Unë kisha nevojë vetëm per informacione nga ai. Xhuljano Hoxhës i dhashë pagesë, e kam paguar herë pas herë dhe kur ka qenë në burg, sistematikisht. Nga aplikacioni i enkriptuar më informonte për lëvizjet e Bujarit. Nuredin Dumanit ia kam thënë që informacionet i merria nga Xhuljano Hoxha. Xhuljanos nuk i kam folur kurrë as për Nuredinin as për çunat e Fushë Krujës. Për vrasjen e Bujar Çelës, i dhashë pistoletë Nuredinit , modeli Bull 55. Pas këtij krimi, Nuredini ndenji disa kohë në Fushë Krujë te çunat. Flisja me aplikacion Skyy, kam arritur ta fus në paraburgimin e Elbasanit. Atëherë Nuredninin e kam larguar nga aty dhe e çova në Kukës te Bujar Germizi.

Gjithmonë e kam paguar sa herë më ka kërkuar Xhuljani. Kam pasur kontakt dhe me bashkëshorten e tij. Njëherë e kam incizuar bisedën e Xhuljano Hoxhës, kur me kërkonte para nga burgu. Incizimin e kam dorëzuar në prokurori përpara agjentëve, sepse ai më vinte kushte. Më jepte shume informacione dhe kur ishte në burg, më jepte info për gjithçka në kohë reale. Për Talo Çelën, Xhuljano kishte dijeni që doja ta vrisja. Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën, sepse ai ishte kryesori. Ishte nga ato trimat qe rrinin vetëm në Dubai dhe nuk vinin në Shqipëri. Këto i hodhën poshtë si qen njerëzit e vet.

Xhuljan Hoxha: Tregoja pak prokurores dhe gjykatës qe kur njihet me mua? Sa kohë ka? Qe në fëmijëri njihem me atë. Që kur kishte qejf të bënte xhiro me kuaj dhe që kur hante fara te shkallët e pallatit. Tregoja o palaço. Do të lutem shumë, zbardhini bisedat e Enchro Chatit. Nuk keni nevojë as për Nuredinin as për Erjonin. Për vrasjen e Bujar Çelës është një person tjetër. Policia dhe prokuroria nuk mori masa për të parandaluar ngjarjen sepse ishte palë me Erjon Alibej. DVR e shtëpisë time e ke të regjistruar. Merrni pamjet, shiheni kam qenë në shtëpi. Nuk kam lidhje fare. Ta dëgjojnë dhe gazetarët këtu, unë kam qenë shok me atë, por tre vjet rresht këtu ka deklaruar që mua nuk më ka njohur. Nuk kam lidhje fare me Bujar Çelën. Zbardhni Enchro Chat. Nëse unë kam lidhje me këtë gjë më jepni 300 vjet burg. Nuk kam lidhje me pisllëqet e këtij. Ky ka qenë vetë shok me ato që sot i ka kundërshtarë. Unë jam qenë dy muaj në burg kur ka ndodhur ajo ngjarje, ju mund ta vërtetoni kudo ketë. Nuk kam lidhje, ai po kerkon të më njollosë mua.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
bujar cela Erion Alibej Talo Cela xhuljano hoxha

Nga e njëjta kategori

Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e policisë vendore të Elbasanit, porositë që iu la

më shumë...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë rekord! Kallëzimin e kam bërë si qytetar

më shumë...

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkohen në Korçë

më shumë...

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe shitje droge, arrestohen 4 vajza nga Kolumbia dhe Republika Domenikane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:10

Maji më i vështirë për 4 shenja...

2:06

Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

1:50

BE: Keqardhje për Kosovën, duhet urgjent dialog...

1:35

Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e...

1:32

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

1:19

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë...

1:04

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga...

12:53

Morën vilën me qera në Elbasan për...

12:53

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një...

12:37

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për...

12:36

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në...

12:27

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti...

12:21

U raportua për prani gazi në zonën...

12:19

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin...

11:55

Zbulohen në Tiranë 2 lokale ku organizoheshin...

11:53

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura...

11:31

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia...

11:28

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e...

11:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:03

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.