Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon burg të përjetshëm për autorin kryesor të maskarës së ndodhur në vitin 2015 tek fakulteti i Shkencave, italianit Salvatore Letizia, ku humbën jetën Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxha.

 

Ndërsa jane kerkuar 34 vite burg për Markelian Doçit dhe 24 vite për Klejvi Doçin si bashkëpunëtorë në vrasje. Pretenca u lexua këtë të hënë gjatë seancës gjyqësore tek Krimet e Rënda, ndërsa prokurorët nuk kanë më dyshime që italiani vrasës me pagesë i kontaktuar për të zhdukur Lufin.

 

Italiani i njohur i pjesë e klanit “Piçolo Letizia”, në bashkëpunim me Markelian e Klejvi Doçin qëlluan për vdekje tre personat e sipërpërmendur më 27 maj të vitit 2015.

 

Sipas Prokurorisë, Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si përgjegjës për vrasjen e të vëllait Durim Sulku në Holandë.

 

Sulku dhe Letizia i ngritën pritë Doçit pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës pasditen e 27 majit të dy viteve më parë. Në momentin që Doçi u ngjit në makinë bashke më mikun e tij, Gerd Goxhaj në drejtim të tyre u derdhën një breshëri plumbash. Goxhaj mbeti i vrarë në vend, ndërsa Doçi ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *