Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths u shpreh i tmerruar për sulmin izraelit ndaj civilëve në Gazën veriore.

Më shumë se 100 civilë u vranë nga forcat izraelite, teksa ishin në pritje për të marrë ushqim nga ndihmat humanitare.

“Edhe pas gati pesë muajsh armiqësish brutale, Gaza ka ende aftësinë të na tronditë,” shkruan ai në X. “Kjo vjen pasi numri i të vdekurve në të gjithë Gazën që nga 7 tetori arrin në 30,000”, shtoi ai.

Më 7 tetor, persona të armatosur të Hamasit vranë rreth 1200 njerëz në jug të Izraelit dhe morën 253 persona të tjerë përsëri në Gaza si pengje. Ky sulm solli luftën e përgjakshme dhe vrasjen e 30 mijë civilëve palestinezë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *