Një histori e rëndë tronditi Britaninë e Madhe në vitin 2020, ku një nënë dhe i dashuri i saj vranë fëmijën 18 muajsh, pasi sipas tyre po i bezdiste.

Nëna e keqe Sian Hedges dhe i dashuri i saj janë dëenuar me burgim të përjetshëm për krimin e kryer.


Ndërkohë në video shihet se si nëna qan me “lot krokodili” ndërsa kërkon të mohojë akuzat ndërsa ndodhet në makinën e policisë.

Ajo dhe ish-i i saj Jack Benham masakruan pamëshirshëm djalin 18 muajsh Alfie Phillips gjatë një sulmi ‘të furishëm’ në shtëpinë e tyre në Kent në vitin 2020 – më pak se dy muaj pasi dyshja vrasëse u takuan. Alfie pësoi më shumë se 70 lëndime në trupin e tij të vogël kur u rrah për vdekje dhe u mbyt nga çifti gjatë periudhës së pandemisë.

Të ushqyer nga kokaina, uiski dhe kanabisi deri në orët e hershme të mëngjesit, Hedges, 27 vjeç dhe Benham, 35 vjeç, kryen një natë ‘disipline të dhunshme’ pasi e quajtën Alfie-n ‘të mërzitshëm dhe të bezdisshëm”.

Vogëlushi vdiq me një mori mavijosjesh, brinjë të thyera, krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu kishte gjurmë kokaine dhe alkool në organizmin e tij, pas sulmit barbar që ndodhi në banesën e tyre. Sot, një gjykatës e burgosi ​​përgjithmonë dyshen e keqe, ndërsa Hedges do të kalojë minimumi 19 vjet pas hekurave dhe Benham 23 vjet.  Hedges u takua me ish-dashnorin e saj ushtarak Benham në shtator 2020 në një shtëpi miqsh të përbashkët ku dyshja do të blinin drogë. Ajo ishte ende në lidhje me babanë e Alfie, Sam Phillips, në atë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *