E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vrajsa e Liridona Ademajt/ Publikohen në Sallën e gjyqit pamjet e krimit

Në Gjykatën e Prishtinës janë publikuar prova audiovizive lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Krisma arme dhe britmat e fëmijëve dëgjohen në një audio të prezantuar para trupit gjykues për vrasjen e ndodhur më 29 nëntor të vitit 2023.

Në sallë ishin të gjithë të akuzuarit, përfshirë ish bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murseli. Paraprakisht, janë shfaqur  pamje të cilat tregojnë për vendin e ngjarjes. Në vazhdim të prezantimit të këtyre provave, janë shfaqur edhe pamje në një karburant, ku shihen Naim Mueseli dhe Granit Plava.

Reklamë

Gjatë administrimit të provave materiale në seancën ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, janë shfaqur edhe video nga një restorant  ku pasi Liridona, Naimi dhe fëmijët hyjnë, pas pak minutave perballe tyre ulet edhe Granit Plava. Në pamje shihet edhe Naim Murseli, i cili lëviz brenda restaurantit dhe i drejtohet tavolinës së Granit Plavës.

Ky i fundit kishte deklaruar se vetë Naim Murseli e kishte përgatitur armën me 5 fishekë. Ndër të tjera, Plava në dëshminë e tij ka thënë se natën e ngjarjes ishte Naimi ai që e hapi pak xhamin e veturës, ndërsa ky i fundit qelloi me armë duke vrare  liridonen ne prani te femijeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë