Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Von Cramon: Kosova nuk ka legjitimim për të hyrë në ndërtesat komunale në veri

28 Maj 18:17

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se kupton që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, mund të kenë të drejtë të ushtrojnë funksionet e tyre.

 

Megjithatë, von Cramon thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse hyrja e tyre në ndërtesat komunale do të bëhet vetëm me prezencën e forcave policore të armatosura rëndë, atëherë ata kanë “zero legjitimim politik”.

 

“Mendoj se shumë gjëra shkojnë keq në këtë shtet nëse ky është realiteti, nëse shohim makina të blinduara, policë të armatosur rëndë, njësi speciale që 24/7 ruajnë ndërtesat komunale, ne vërtetë duhet të mendojmë për mundësi të tjera dhe opsione të tjera. Kjo nuk është të paktën ajo ne dhe BE-ja kemi në mendje. E di që është situatë e vështirë, siç e kam thënë më parë, Qeveria mund të ketë diçka tjetër në mendje, por si e zbatoi atë, nuk është në linjë me gjithçka, të paktën ne në BE do të donim të shihnim”, thotë ajo.

 

Sipas zyrtares së lartë evropiane, duhet një zgjidhje që do të përfshinte edhe banorët lokalë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur grupe të serbëve lokalë më 26 maj kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

 

Policia e Kosovës asistoi hyrjen e tyre në zyra dhe u përlesh me serbët lokalë, të cilët hodhën gurë në drejtim të forcave policore. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.

 

“Ne nuk mund thjesht të zbatojmë të drejtën për të hyrë në një ndërtesë komunale, edhe nëse de jure keni të drejtë të bëni një gjë të tillë. Por, de facto nuk mendoj se ka legjitimim për të bërë diçka të tillë”, thotë Viola von Cramon.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën. BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

 

Von Cramon është takuar gjatë 28 majit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Përderisa zyrtarja evropiane nuk pranon të tregojë detaje të takimit, ajo thotë se me kryeministrin kosovar kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me situatën në veri.

 

“Mendoj se jemi në një pikë kruciale se si të procedohet nëse situata vazhdon kështu. Që të gjithë ne jemi shumë të shqetësuar dhe keni parë deklaratën e fortë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të QUINT-it, të ambasadës sonë. Pra, mendoj se i gjithë komuniteti ndërkombëtar dënon këtë veprim në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, thotë ajo.

Von Cramon po viziton komunat në veri të Kosovës. Ajo u pyet nëse do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, por u shpreh se nga kjo parti – që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – kanë refuzuar që të takohen me të.

 

“Në mëngjes jam takuar me shumë përfaqësues, por fatkeqësisht Lista Serbe ka refuzuar të më takoj. Nuk e di arsyen për këtë, do të isha shumë e lumtur që të takohesha me ta”, thotë ajo.

 

Policia e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për të dytën ditë me radhë, situata në veri është e qetë dhe stabile. Nga ky institucion kanë thënë po ashtu se policët po vazhdojnë të ruajnë ndërtesat komunale.

 

Katër kryetarët e rinj të komunave në veri – përfshirë edhe atë të Mitrovicës së Veriut që ka dalë në zyrën e tij pa problem, për shkak se ndërtesa komunale është e ndarë nga ndërtesa ku funksionojnë institucionet paralele serbe në këtë komunë – u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill.

Zgjedhjet në këto komuna të banuara me shumicë serbe u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe në nëntor të vitit të kaluar.

 

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

 

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

 

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
komunat me shumice serbe kosove Serbi Von Cramon

Nga e njëjta kategori

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen

më shumë...

Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara në televotim “kokë më kokë”

më shumë...

Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3

më shumë...

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh me fermerët e tjerë

më shumë...

One thought on “Von Cramon: Kosova nuk ka legjitimim për të hyrë në ndërtesat komunale në veri”

  1. Selman DERVISHI-Mani USA says:
    May 28, 2023 at 10:05 pm

    E NDERUARA VON KRAMON, A KOSOVA NUK KA TË DREJTË QË DHE PAS 25 VITE OH
    KISHE NJËFARË LIRIE, PAVARËSIE, DEMOKRACIE TË FRUSTRUAR DHE TË MASHTRUAR
    QË TË SHTRIJË FUNKCIONIN E SHTETSISË EDHE NË VERI TË KOSOVËS GJEGJËSISHT O
    NË KOMUNAT E SHTETIT TË TERITOREVE TË VETA; QË SIÇ DIHEJ MU KËTO KOMUNA
    TË VERIUT TË KOSOVËS NGA BANDAT E USHTRIA TERRORISTE RUSO SERBO JUGO-
    SLLAVE, GJATË LUFTËS KFOR-I FRANÇEZ SËBASHKU ME GRUPET TERRORISTE O, PRO
    RUSO SERBE QË KANË TERRORIZUAR DHE VRARË E MASAKRUAR POPULLATËN AUT-
    OKTONE SHUMICË APSOLUTE SHQIPTARE MBI 95% DUKE NDËRRURA STRUKRURËN
    ETNIKE NACIONALE, DUKE I PËRZENË ME DHUNË, PËRDHUNË TERË SHQIPTARINË A
    SOT E ATË DITË, QË 25 VITE MU KËTO BANDA TERRORISTE NUK I KANË LEJUAR AS TË RIKTHEHËN NË VATRAT E TYRE SHEKULLORE STERGJYSHORE, KËSHTU QË ËSHTË OR,
    RRENË E KULLUAR SE ATO KOMUNA GJËJA SERBE NUK JANË ME SHUMICË SERBË PO
    JANË VETËM NJË PAKICË 3% NDAJ SHUMICËS APSOLUTE SHQIPTARE NË KOSOVË HEJ
    DHE SI EUROPA, PO KËRKON DHE TENTON QË PA E DENUAR SERBINË PËR HOLOKA-
    USTAT MË GJENOCIDALE SHEKULLORE, TEMPULLORE NDAJ POPULL KOMBIT SHQIP-
    TARË POR, ME DHUNË, PËRDHUNË O, PAS QEREK SHEKULLI KISHE LIRIE, PAVARËSIE
    E DEMOKRACIE, QË TË NA RIKTHEN DHE RIZHBEN EDHE KËTE TROHË SHTETSIE ORE
    LIRIE, PAVARËSIE TË KOSOVËS DUKE NA RIKTHYER PRAPË TEPRAPË NËN THUNDRËN TË FASHIZMIT, KANIBALIZMIT O, SHFARROSJES TOTALE, GLOBALE NGA RUSO SERBO
    JUGOSLLAVE HEEEJ PUSO VERBO TUGOSHKAVE!! TË FALA REFUGJATË LUFTË TERRO-
    RIZUAR NGA RUSO SERBIA, GJERË TERBIM PËR MERGIM, PA KTHIM OUH, AMSHIM!.
    MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

9:52

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me...

9:47

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

9:43

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton...

9:21

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i...

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:05

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen...

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.