Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi reagoi pas vendimit të qeverisë për të rikthyer në shkollë nxënësit në shtator, duke shmangur kështu mësimin online.

Vokshi tha se ky vendim, pa nxjerrë më parë një udhëzues sesi do të zhvillohet mësimi, është i rrezikshëm.

“Vendimi i qeverisë për rihapjen e shkollave pa marrë asnjë masë paraprake dhe pa shtuar asnjë qindarkë në fondin e buxhetit  të arsimit është sa i papërgjegjshëm, aq edhe i rrezikshëm dhe ka sjellë shqetësimin e qindra mësuesve dhe mijëra prindërve të cilët ditët e fundit i janë drejtuar Partisë Demokratike. Ata e kanë kuptuar se për këtë problem jetik, qeveria nuk ka asnjë plan dhe asnjë një veprim te mirëmenduar, por vetëm reagime nervoze, të nxituara ndaj kërkesave të përsëritura, të përditshme të Partisë Demokratike. Jemi shumë prapa Kosovës, ku ministri, homologu i ministres Shahini ku prej javësh ka bërë publikë udhëzuesin e detajuar, planin e masave, ka bërë disa dëgjesa, ka miratuar buxhet shtesë për të përballuar situatën e COVID-19 në shkollat në Kosovë.”

Vokshi kërkoi përgjigje nga Shahini për disa pyetje: Me sa turne do të zhvillohet shkolla, sa nxënës do të ketë në klasë, a do të shtohen mësuesit, a do të ketë maska dhe dezinfektantë falas për nxënësit dhe si do të sigurohen kushtet higjieno-sanitare në shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *