Policia e Tiranës ka arrestuar drejtorin e një filiali të Alpha Bank, pasi i vodhi klientit të tij 30 mijë dollarë nga llogaria bankare.

I arrestuari në kuadër të operacionit “Bankieri” është Florant Nako 35 vjeç, banues në Tiranë.

Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi 4 mujor pas denoncimit të klientit, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen kohët e fundit nga posti.

Vjedhja është realizuar nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer duke përdorur të dhënat e klientit të Alpha Bank.

35 vjecari tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë të ditur se “Alfa Bank” që në momentin e konstatimit të rastit, ka ndërprerë procedurat e punës për drejtorin, duke bashkëpunuar me organet e drejtësisë, ndërsa klienti është rimbursuar plotësisht për vlerën e humbur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *