Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

202 mijë biznese, borxhlinj! Fshihen miliarda lekë taksa, po...

Rama takohet me kryeministrin e Katarit: Biseduam për thellimin...

Colturi e dyta në Botëror! Tjetër podium për skiatoren...

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 20 persona në...

Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka...

Takim për Ukrainën në Gjenevë, Trump kritika Zelensky-t: Asnjë...

Vlora Hyseni përkrah liderëve të inteligjencës të NATO-s në...

Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas...

Eksportuesit duan tregje të reja: Rritja e pagës minimale...

Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre...

Vlora Hyseni përkrah liderëve të inteligjencës të NATO-s në Bruksel: Shqipëria forcon rolin e saj në sigurinë euroatlantike

23 Nëntor 16:36

Më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mblodhi në selinë e Aleancës në Bruksel drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës civile dhe ushtarake nga të gjitha vendet aleate. Ky takim i komiteteve CIC (Civilian Intelligence Committee) dhe MIC (Military Intelligence Committee), si dhe sesioni i përbashkët, vjen në një moment kritik për sigurinë euroatlantike.

Shqipëria u përfaqësua nga Vlora Hyseni, drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Pjesëmarrja në këtë mbledhje të rëndësishme ka një peshë strategjike për Shqipërinë, që tregon edhe një herë angazhimin e vendit në bashkëpunimin për sigurinë me aleatët e NATO-s.

Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës me Kinën, Korenë e Veriut, Bjellorusinë dhe Iranin, si dhe të ardhmen e inteligjencës së NATO-s, me fokus tek teknologjitë e reja.

Rutte nënvizoi se lufta në Ukrainë tregon se “siguria nuk është rajonale, por globale”, duke theksuar se aleatët po shkëmbejnë inteligjencë më shpejt dhe më gjerësisht se kurrë më parë.

Takimet vjetore shërbejnë për harmonizimin e politikave dhe strategjive të inteligjencës, duke forcuar mbështetjen për planet dhe operacionet e NATO-s. Përveç seancave vjetore në Bruksel, komitetet mblidhen rregullisht përgjatë vitit.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
NATO Vizion Plus Vlora Hyseni

Nga e njëjta kategori

Shkodër, situatë e stabilizuar në qark! Reshje dëbore në zona malore dhe qarkullim normal në akset kryesore

më shumë...

202 mijë biznese, borxhlinj! Fshihen miliarda lekë taksa, po favorizohen abuzuesit

më shumë...

Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlume të horoskopit për vitin 2026

më shumë...

Rama takohet me kryeministrin e Katarit: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte me rendësi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • “Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendos...
  • Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre për të c...
  • 36-vjeçari nga Librazhdi u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës...
  • Eksportuesit duan tregje të reja: Rritja e pagës minimale dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.