Subscribe

Vllaznia e vajzave bëri historinë në futbollin shqiptar duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Uefa Champions League.

 

Fitorja 2 me 1 në “Loro Borici” në ndeshjen e kthttps://www.youtube.com/watch?v=rIjcPDj8S10himit të “play off”, kundër ukrainasve të Vorskla Kharkiv ishte vendimtare për të arritur këtë rezultat të jashtëzakonshëm, duke qënë se ndeshja e parë ishte mbyllur 1 me 1.

 

Skuadra shkodrane e siguroi suksesin falë golave të shënuara në pjesën e parë nga amerikania Tarah Lynn Patterson dhe goli vendimtar i Gresa Berishës 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

 

Në këtë mënyrë Vllaznia e vajzave kualifikohet për në 16 më të mirat e kontinentit, një rezultat i jashtëzakonshëm duke marrë në konsiderate se futbolli i vajzave në vendin tonë ka një traditë mjaft modeste.

 

Tanime skuadra e trajnerit Nikolin Leka, do të masë forcat me ekipet me te medha te kontinentit, c’ka do te sjell edhe perfitime te medha financiare vec eksperiences se bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *