Subscribe

Edhe një herë tjetër, kreu i opozitës, Lulzim Basha kërkoi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion që të reagojë sa më shpejt për aferën e inceneratorëve.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se përsa kohë SPAK nuk vepron, qeveritarët do të vazhdojnë të vjedhin të qetë. Për kryedemokratin, provat janë të qarta.

 

“Nuk mjaftojnë deklaratat dhe hapat e breshkës sepse çdo ditë që ju nuk veproni, nuk merrni të pandehur ata që vazhdojnë të marrin milionat e shqiptarëveë në kohë pandemie, ju po inkurajoni vjedhjen. Ju duhet të shkurajoni vjedhjen. Filloni merrini në pyetje, thërritini në SPAK. Korrupsioni është ashiqar, vjedhja është ashiqare. E vetmja arsye pse vazhdojnë të livadhisin është mosveprimi juaj. Provat i keni. Çfarë prisni? Do të jetë shumë vonë nëse kjo bandë e strukturuar kriminale deri ditën e fundit vazhdon të përgjakë buxhetin, të marrë paratë e shqiptarëve dhe t’i zhdukë në parajsa fiskale. Keni detyrimin të veproni sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *