Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e ndoqi nga...

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi...

Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një e lënduar

“Siguria rrugore mbetet prioritet”, Rama: Së shpejti do të...

Broja jashtë planeve të trajnerit, ylli kuqezi në momentin...

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I dha shumë...

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane të Ukrainës

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la...

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive

25 Janar 13:19

Bashkëpunëtorë të artit, medias dhe biznesit u mblodhën pak ditë më parë, në eventin e prezantimit të “Vita Productions”, kompanisë së re, themeluar nga Holta Dulaku dhe Nikki Dulaku, për të shënuar nisjen e një kapitulli të ri projektesh: nga skena në ekran.

Pas retros që risolli në vëmendje projektet e mëdha, realizuar nga producentja Dulaku, përmes kompanisë “Theatre International”, duke nisur që nga viti 2004, me musical-et e para live në Shqipëri dhe duke vijuar me projektet e suksesshme televizive si “Dancing with the Stars”, “Krasta Show”, “Tu Si Que Vales” etj…moderatori Enkel Demi theksoi se kjo histori suksesi do të jetë si një gur domethënës kilometrik, në rrugëtimin e ri, që “Vita Productions” po nis.

Producentja dhe themeluesja e kompanisë, Holta Dulaku, pasi falenderoi gjithë bashkëpunëtorët e saj ndër vite, prezantoi logon zyrtare të “Vita Productions” dhe vizionin e saj drejt këtij kapitulli të ri artistik, ku do të ketë në krah vajzën e saj, Nikki Dulaku që do të pasojë të ardhmen e kompanisë. Më pas, duke ftuar në skenë Vikena Kamenicën, për të kënduar “Life is Cabaret”, Dulaku shenjoi pikën ku kish nisur historia e produksioneve të saj: me këngën e parë të musicalit të parë “Një shekull Broadway”.

Pas performancës Kamenica mes rrëfimit për ato kohë që shënoi revolucion në skenat shqiptare, prezantoi dhe projektin e ri, një tjetër musical që do të realizohet së shpejti. Musicali “Mamma Mia”, do të realizohet nga “Vita Productions” në bashkëpunim me MTI International, një nga kompanitë më prestigjioze të Broadway-t, që licencon mijëra produksione në vit në mbarë botën. Ky bashkëpunim garanton realizimin e musical-it me të drejta të plota autorësie edhe në Shqipëri.

Realizimi i një musicali nuk është sfidë e re për Dulakun. Ashtu siç nuk është as një spektakël televiziv apo edhe një reality show. “Vita Productions” po synon të kalojë në një dimension të ri, të hyjë në një terren të paeksploruar më parë: në realizimin e një filmi artistik: “Ali Pasha”, i bazuar në dëshmi historike dhe vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Në këtë event u prezantua gjithashtu dhe projekti për remake-un shqiptar të serialit të njohur “Shtëpiaket e Dëshpëruara”, i cili do të realizohet me të drejta zyrtare nga Disney, i përshtatur për realitetin shqiptar dhe me aktorë vendas.

Festivali muzikor “Arameras Sound” që nisi vjet edicionin e saj të parë, me Anna Visin, do të vijojë me të tjera koncerte, me këngëtarë e DJ të fashmën nëpër botë, të rrrymave të ndryshme muzikore. “Ferma Vip 3” do të rivijë së shpejti po nën emrin e “Vita Productions”, që mesa duket po planifikon të rikthejë në ekran edhe spektaklin më të bukur e më të madh të kërcimit “Dancing with the stars”. Shumë projekte, shumë bashkëpunime pritet të vijnë, me profesionalizmin dhe shkëlqimin që “Vita Productions” e garanton me historinë e sukseseve, që  Dulaku ka në portofolin e projekteve të saj./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Showbiz Vendi
Tagged:
Holta Dulaku Vita Productions

Nga e njëjta kategori

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e ndoqi nga pas dhe e qëlloi në hyrje të pallatit! Dalin pamjet nga vendngjarja

më shumë...

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

më shumë...

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

më shumë...

“Siguria rrugore mbetet prioritet”, Rama: Së shpejti do të vihen në funksion kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:18

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e...

5:06

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

4:55

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

4:50

Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës,...

4:36

Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një...

4:31

“Siguria rrugore mbetet prioritet”, Rama: Së shpejti...

4:28

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

4:02

Broja jashtë planeve të trajnerit, ylli kuqezi...

3:44

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I...

3:28

Zelensky viziton Beogradin, Vuçiç: Mbështesim rrugën europiane...

3:22

Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i...

2:47

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet...

2:39

Vendosën eksploziv në derën e shtëpisë së...

2:36

Noizyt i vendoset sërish eksploziv në derën...

2:23

Zi në familjen e Lionel Messit, ndahet...

2:09

“Korrupsioni, rrezik për NATO-n”, Berisha: Harta e...

2:04

Incidenti në Kuvend, Kurti: Më gjuani me...

1:50

Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi...

1:15

Përshkallëzohet situata në Kuvendin e Kosovës, deputetja...

1:02

Retë e hirit nga Etna detyrojnë aeroportin...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga tritoli në Tiranë, djali i 72-vjeçarit la kapar...
  • Parandalohet krimi në Spille, pas sherrit shkoi të vriste të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.