Subscribe

Virozat në stinën e dimrit janë më se të zakonshme, sidomos te fëmijët që preken më shpejt dhe më shpesh se të rriturit.

Mjekja pediatre, Valbona Shahinaj tregoi në emisionin “7pa5” në Vizion Plus se çfarë duhet bërë në rastet kur fëmijët preken nga virozat.

Ajo u ndal në veçanti te rastet kur fëmnijët kanë temperaturë, teksa tha se paracetamoli dhe ibuprofeni duhet përdorur, teksa nuk përjashtoi edhe kompresat me ujë të ftohtë apo dushin.

“Nuk i sugjeroj në temperatura të përballueshme, zakonisht këto janëe raste që mund të shkojnë në temperaturë afër 40. Unë jam besnike e paracetamolit.

Në varësi të gjendjes sepse nëse fëmija është me shumë ethe, e vendosim në një banjo dhe banjo të jetë me ujë pak më të vakët, është sikur t’i bësh situatë më të vështirë. Kur nuk ka ethe një banjo do ishte shumë mirë, jo me ujë të ftohtë, por që të jetë pak më i freskët se ai që përdorim në dush. Unë e kam bërë, më ka rezultuar pozitive”, tha mjekja.

Ajo theksoi edhe rëndësinë e hidratimit në raste virozash dhe rëndësinë e forcimit të imunitetit përmes vitaminave.

“Kur kemi të bëjmë me viroza, mirë është që të marrin edhe imunoterapi por e dhënë me vitamina. Puna më e rëndësishme e prindit është ta hidratojë, nëse është me të vjella mund ta hidratojë pak nga pak. Është më e lehtë që një fëmijë të dehidratohet se një i rritur”, tha Shahinaj.

Mjekja u ndal edhe te dhënia e antibiotikëve, që shpesh bëhet pa kriter, duke vënë në dukje rastet në të cilat duhen përdorur dhe kur duhen shmangur.

“Momenti i parë është të lejojmë trupin e fëmijës që të bëjë betejen. Nëse është e nevojshme, në një situatë bakteriale sepse në situata virale ësht i dhënë kot.

Situata virale mund të ketë një temperaturë, rrufë, dhimbje fyti, por e shikojmë që nuk ka qelb, nuk ka bronikte, nuk ka infeksione urinare, nuk ka leukocite të larta, është e kotë që të japim antibiotikë. Kemi pasur dhe raste të tilla kur nga një situatë virale, ka kaluar në bakteriale, në këtë situatë nuk ke çfarë bën, do ndërhysh me një antibiotikë, që shpresoj të jetë sa më i rrallë.

Së pari, në momentin e parë që merret antibiotiku, ul imunitetin, përpos kësaj, mund të shtohet myku. Por nuk është se është 100% mbrojtje. Duke qenë se shkatërrojnë florën e zorrëve, bëhet disbalancë dhe jepen fermentet laktike që të ruhet balanca, por nuk është mburojë 100%. Unë them jepuni dhe kos, sepse mbron. Më kryesorja është antibiotikorezistenca, nëse i përdorim pa kriter. Nuk mund të japësh 10 herë në vit antibiotikë”, tha Shahinaj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *