E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vinicius Junior në krizë! Nuk po i ecën as në futboll as në dashuri, ndahet me të dashurën

Vinicius Junior dhe Virginia Fonseca nuk janë më bashkë.

Ndarja e çiftit është konfirmuar dje nga përfaqësuesit e Virginia Fonseca-s, duke i dhënë fund një lidhjeje që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të fansave në Brazil dhe më gjerë.

Reklamë

Sipas deklaratës së bërë nga ekipi i influencueses, vendimi është marrë në mënyrë paqësore, pa debate apo konflikte mes tyre.

“Virginia Fonseca dhe Vini Jr. nuk janë më bashkë. Nuk pati konflikt, nuk pati sherr, por vetëm mirëkuptimin se nuk do të vazhdonin më si çift”, thuhet në deklaratën e publikuar nga mediat braziliane.

Reklamë

Çifti kishte kaluar një krizë të mëparshme në maj të këtij viti, por në korrik vendosi t’i jepte një tjetër mundësi marrëdhënies. Në muajt pasues, ata u shfaqën sërish së bashku dhe ndanë momente nga jeta e tyre në rrjetet sociale.

Madje, në shtator, të dy kishin ekspozuar unaza simbolike të përkushtimit, duke krijuar përshtypjen se lidhja po kalonte një periudhë të qëndrueshme.

Për Vinicius kriza po vijon edhe në futboll. Në ndeshjen e fundit në La Liga, ai u ndëshkua me karton të kuq sepse I shkuli flokët kundërshtarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.