Subscribe

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është drejtuar nga përmbytjet që ka shkaktuar uragani Harvey në SHBA, të paktën 1.200 persona raportohet se kanë vdekur gjatë vërshimeve të ujit në Azinë Jugore.

 

Më e rëndë situata paraqitet në Indi, Nepal dhe Bangladesh.

 

Shirat e vazhdueshëm kanë bllokuar miliona njerëz. Mediat raportojnë se qindra ekipe kërkim-shpëtimi janë aktivizuar për t’i ardhur në nevojë të përmbyturve.

Autoritetet raportojnë se vërshimet që kanë sjellë reshjet, janë nga më të rëndat që banorët kanë parë për vite të tëra.

 

Mbi 90 mijë banesa janë shkatërruar, ndërsa mijëra të tjera janë mbushur me ujë.

Por, përveç dëmeve materiale, autoritetet i tremben më shumë asaj që do të vijë më pas, pasi bujqësia, e cila është burimi i mijëra familjeve është dëmtuar në mënyrë drastike.

 

Qeveria indiane ka ndarë një fond prej 78 milionë dollarësh për zonat e përmbytura, por duket se kjo nuk do të sjelle shpëtim nga kriza në të cilën pritet të përfshihet vendi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *