Gjate 24 orëve te fundit ne te gjithë vendin janë shënuar 16 vatra zjarri. Ne operacionin për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 100 zjarrfikës me 16 automjete, 85 forca vullnetare dhe 50 ushtare.

 

Ndërkohe ndërhyrja mbështet edhe nga ajri nga helikopterët. Specialistet e emergjencave civile janë duke monitoruar situatat ne Shkodër, Elbasan, Vlore, Gjirokastër, tirane, Kukës e Fier, ku vatrat e zjarrit kane djegur dhjetra hektarë me shkurre e pyje.

 

Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile përsërit thirrjen ndaj qytetareve te mos neglizhojnë asnjë rast dhe te njoftojnë autoritetet nëse konstatojnë zjarre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *